Policia e Kosovës jep detaje për plagosjen e menaxherit të Feros

  • 18 May 2019 - 10:57
Policia e Kosovës jep detaje për plagosjen e menaxherit të Feros

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës,jepen detaje nga plagosja me armë zjarri e menaxherit të reperit Fero, Met Elshani.

Policia e Kosovës, e ka cilësuar ngjarjen si vrasje e rëndë në tentativë-shkaktim i rrezikut të përgjithshëm

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se ditën e djeshme rreth orës 14:35 janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj pasi që të njëjtit kanë shkëmbyer të shtëna me armë zjarri me ç’rast është plagosur viktima mashkull Shqiptar i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tri armë zjarri të shkurtra për të cilat dyshohet se janë përdorur në rast,  si dhe 35.1 gr substance narkotike. Pas intervistimit me urdhër te prokurorit të dyshuarit janë dërguar ne mbajtje.

(Kosova Sot Online)