Brenda në PS ka plasur lufta, ish-ministrat plan për të rrëzuar Edi Ramën

  • 18 May 2019 - 11:38
Brenda në PS ka plasur lufta, ish-ministrat plan për të rrëzuar Edi Ramën

Nuk kanë qenë të pakta lajmet, se edhe brenda lidershipit të Partisë Socialiste shumë e kanë kuptuar se Edi Rama nuk po tërheq në greminë vetëm vendin, por edhe vetë Partinë Socialiste.

Në këtë situatë, mbrëmë në një  emision , ish-deputeti demokrat Ervin Salianji bëri një deklaratë të fortë duke thënë, se ka informacione të besueshme se segmente të së majtës të cilët nuk e duan Ramën po japin ndihmë në protestat e PD-së, duke nxjerrë në rrugë njerëz dhe ndihmuar në mënyrë indirekte rrëzimin e Ramës.

‘Ka kryetarë bashkish apo ish-ministra dhe njerëz të lartë, të cilët nxjerrin njerëz, duke tentuar që ta rrëzojnë Ramën, po aq sa ne ose edhe më shumë se ne’, deklaroi ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji.

(Kosova Sot Online)