Ja pse nuk zbardhen bashkëpunëtorët e UDB-së!

  • 18 May 2019 - 14:59
Ja pse nuk zbardhen bashkëpunëtorët e UDB-së!

Analisti politik Dardan Grapci, zvarritjen për dy dekada të procesit të lustracionit në Kosovë, hapjes së dosjeve të UDB-së, e konsideron si pasojë e përfshirjes  në shumicë n e institucioneve, edhe në Kuvend,  të bashkëpunëtorëve të ngushtë të UDB-së, madje edhe nga ata që kanë pasur pozita të rëndësishme.

Image
Dardan Grapci

“Kuvendi i Kosovës, respektivisht, deputetët, të cilët hezitojnë të kërkojnë hapjen e dosjeve,  që  të dihet saktësisht me emra dhe mbiemra se kush kanë qenë bashkëpunëtorë të UDB-s në Kosovë,  nuk po e bëjnë këtë  për shkak se ata vetë janë deri diku në shërbim të shërbimit sekret Serb”, tha  Grapci për “Kosova Sot Online”. 

Për më tepër ai thotë se mos zbulimi i kësaj dosje i konvenon edhe presidentit edhe kryetarit të Kuvendit, dhe shumicës së qeverisë aktuale . “Fshehja e emrave të personave që kanë qenë dhe që janë ende bashkëpunëtorë të UDB-s më shumë i konvenon Hashim Thaçit, Kadri Veselit  dhe  të gjithë atyre që janë duke qeverisur në Qeverinë aktuale. E sa i përket SHIK-ut se sa ka bashkëpunuar me UDB-në , në të kaluarën apo  të tashmen, nuk e di, por e di një gjë që është e sigurt, së  nëse me të vërtetë ka qenë Kadri Veseli në krye të SHIK-ut përpara, atëherë me plotë kuptimin e fjalës e them që SHIK-u është nën drejtimin dhe urdhëratë e UDB-s dhe Beogradit zyrtar”theksoi Grapci për “Kosova Sot Online “. 

Arsyeja pse po e thotë këtë, Grapci thotë se është në faktin që  asnjëherë nuk ka dëgjuar  SHIK-u ka bërë ndonjë punë të mençur apo ndonjë statistikë në lidhje me ardhjen e agjentëve sekret në Kosovë, kush janë, nga cili shtet vijnë, cili është apo ka qenë misioni i tyre në Kosovë etj, ose siç është rasti i fundit kur vitin e kaluar Shërbimi Sekret Turk ka hyrë në Kosovë dhe pa asnjë pengesë i ka marrë bashkëpunëtorët e Gylenit. 



Ai thotë se partitë politike në fushata elektorale do të duhet së pakut të distancohen dhe ta thonë të vërtetën, së pakut kështu të distancohen nga elementët e tillë.“Problemi kryesor pse asnjë parti politike nuk guxon të dal haptas nëpër fushata elektorale për  të treguar me fakte se kush janë me të vërtetë UDB-asht e Kosovës është frika nga vdekja dhe opinioni i gjerë. Unë mendoj më mirë të thuhet e vërteta , dhe të vuash pak kohë, se sa ta mbash të fshehur e të vuash tërë jetën”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online )