Zhduket një burrë nga Podujeva, familja kërkon ndihmë

  • 18 May 2019 - 16:06
Zhduket një burrë nga Podujeva, familja kërkon ndihmë

Hetem Dedaj nga fshati Buricë i Podujevës është zhdukur, rastin e kanë publikuar familjarët e tij të cilët kanë kërkuar ndihmë nga personat që kanë njohuri për vendodhjen e tij.

Hetem Dedaj ka dy ditë që nuk është lajmëruar, familja e tij ka deklaruar se i kanë humbur gjitha kontaktet me të. Familja Dedaj nga fshati Buricë i Podujevës, kërkojnë ndihmë nga qytetarët nëse e shohin ndokund Hetem Dedaj (në foto është fotoja dhe të dhënat e tij personale), ta njoftojnë familjen e tij.

Image

 

 

Sidoqoftë, rastet e personave të zhdukur janë shtuar kohëve të fundit në Kosovë. Policia raporton se më së shumti zhduket grupmosha e vajzave nën 18 vjeçare, të cilat pas disa ditësh me vetdëshirë iu kthehen familjeve..

(Kosova Sot Online)