Kryetari i PDK-së: Do të ketë drejtësi për 1 mijë fëmijët e vrarë në luftë

  • 18 May 2019 - 16:36
Kryetari i PDK-së: Do të ketë drejtësi për 1 mijë fëmijët e vrarë në luftë

Shefi i PDK’së, Kadri Veseli ka thënë se do të ketë drejtësi për fëmijët e vrarë në luftën e fundit nga forcat serbe në Kosovë. Ka thënë se do të ketë drejtësi për të gjitha viktimat e gjenocidit serb.

“Sot vizitova ekspozitën e dhimbshme “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë”, e cila kujton 1024 fëmijë të vrarë në mënyrë mizore gjatë luftës. Do të ketë drejtësi për ta dhe për të gjitha viktimat e gjenocidit serb në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Veselit në FB.

Këtë vizitë Veseli e ka bërë pak ditë pasi ka nisur iniciativën për themelimin e Tribunalit për dënimin e krimeve serbe që janë bërë në Kosovë.

Ndërkohë, edhe në Parlament ka nisur themelimi i këtij institucioni. Derisa të enjten, kur u diskutua për Tribunalin, një deputete e PDK’së doli në plan të parë, me një foto të filmave pornografikë, duke pretenduar se është e dhunimeve të kohës së luftës.

Veseli por edhe Flora Brovina kërkuan falje dhe thanë se fotoja ishte e rrejshme.

(Kosova Sot Online)