Lumi “Drenica” në gjendje të rëndë

  • 18 May 2019 - 20:55
Lumi “Drenica” në gjendje të rëndë

Lumi Drenica ende është në gjendje të rëndë. Edhe pse disa herë janë ndarë mjete financiare për këtë lumë, prapë gjendja e tij është katastrofike.

Në Komunën e Drenasit thonë se MMPH-ja nuk po ndan më mjete për të mirëmbajtur këtë lumë, e nga opozita thonë se Lumi “Drenica”, përmendet veç kur ka fushata zgjedhore.

Disa herë janë prerë shiritat për rehabilitimin e këtij lumi, megjithatë gjendja e Lumit “Drenica” nuk është përmirësuar.

Pamjet në terren tregojnë se shtrati i këtij lumit ka mbetur po i njëjtë siç ishte para pesë viteve, atëherë kur u premtua rregullimi i tij.

Në Komunën e Drenasit thonë se punimet kanë shkuar shumë ngadalë, derisa cekin se pastrimi i lumit i financuar nga buxheti komunal do përfundojë këtë vit.

(Kosova Sot Online)