Beqiri: Në sondazhet e fundit LDK është e para

  • 18 May 2019 - 23:47
Beqiri: Në sondazhet e fundit LDK është e para

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqirii, ka ardhur me një rrëfim për jetën dhe karrierën e tij politike.

Ai gjatë këtij emisioni ka folur edhe për fillimet e aktivitetit të tij politik, duke veçuar drejtimin e degës së LDK-së në lagjen e Prishtinës “Kodra e Trimave”.

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, thotë se Ibrahim Rugova mbetet i pazëvendësueshëm për LDK-në dhe Kosovën.

Duke folur për situatën aktuale politike, Beqiri ka thënë se në bazë të sondazheve ndërkombëtare LDK aktualisht është subjekti i parë me një diferencë të ndjeshme me dy partitë pasuese.

“Ne [LDK] jemi numër një dhe prijmë me rreth 8 pikë me subjektin pasues, siç e vlerësojnë ata. VV dhe PDK kanë një diferencë të ngushtë dhe pasojnë subjektet tjera. Mund të ju them se matjet janë bërë javën e fundit”, tha ndër të tjera Ismet Beqiri.

(Kosova Sot Online)