Të gjitha institucionet e Kosovës në krizë politike e morale

  • 19 May 2019 - 08:10
Të gjitha institucionet e Kosovës në krizë politike e morale

Skandalet e njëpasnjëshme, që po i shoqërojnë Institucionet e Republikës së Kosovës, kanë bërë që në Qeverinë aktuale të ndihet krizë e brishtë.

Image
Nexhat Haziri

Sipas analistit Nexhat Haziri, në një prononcim dhënë për “Kosova Sot Online”, “kjo u manifestua gjatë gjithë kësaj kohe dhe tani me dështimet e radhës siç ishte seanca e të së mërkurës flet shumë qartë për një krizë serioze në funksionimin e këtij institucioni. Por nuk është vetëm Kuvendi në krizë politike e morale, por të gjitha institucionet e Kosovës si Presidenti dhe qeveria janë futur në një krizë politike e morale, për shkak të udhëheqjes së dhunshme nga njerëz jo të denjë dhe jo të aftë për t`u përballë me sfidat që ka Kosova para vetës”.

“Që nga seanca e parë konstituive e Kuvendit të Kosovës, të kësaj legjislature e dalë nga zgjedhjet e 2017, është vërejtur se institucioni më i lartë ligjëvënës nuk do mund të jetë funksional me një shumicë të brishtë parlamentare. Kjo u manifestua gjatë gjithë kësaj kohe dhe tani me dështimet e radhës siç ishte seanca e të së Merkurës fletë shumë qartë për një krizë serioze në funksionimin e këtij institucioni. Por nuk është vetëm Kuvendi në krizë politike e morale, por të gjitha institucionet e Kosovës si Presidenti dhe qeveria janë futur në një krizë politike e morale, për shkak të udhëheqjes së dhunshme nga njerëz jo të denjë dhe jo të aftë për tu përballë me sfidat që ka Kosova para vetës”, thotë analisti Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

Tutje, sipas Hazirit “i gjithë funksionimi i tillë i këtyre institucioneve, po bëhet vetëm për t’iu shërbyer rrjetit të krimit të organizuar dhe korrupsionit pjesë e së cilit janë udhëheqësit më të lartë shtetëror të Kosovës. Kjo ka bërë që vendi i ynë, të gjendet në një situatë shumë të rëndë, me stagnim të zhvillimit në të gjitha sferat që e karakterizojnë jetën e qytetarëve tanë, dhe një imazh tejet negativë të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Dalja e vetëm nga kjo situatë është që vendi të shkoj në zgjedhje të parakohëshme , që për mendimin tim janë të pashmangshme, dhe pres që një gjë e tillë të ndodhë në vjeshtën e sivjetme”.

“Vazhdimi i kësaj politikbërje në Kosovë nga koalicioni PAN, do ta thellojë edhe më tej krizën jo vetëm politike në vend, por do të shkaktoj krizë të përgjithshme pasojat e së cilës do të jenë shumë të dëmshme jo vetëm për të tashmën por edhe për të ardhmen e vendit”, ka përfunduar analisti Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)