Me makinë luksoze, çfarë deklaroi “doktori”-hajdut shqiptar pas arratisjes dhe si i rrëmbente zemrat e studenteve

  • 19 May 2019 - 09:50
 Me makinë luksoze, çfarë deklaroi “doktori”-hajdut shqiptar pas arratisjes dhe si i rrëmbente zemrat e studenteve

Mediat italiane i rikthehen sërish arrestimit të një shqiptari i njohur si Doktor K, emri i vërtetë i të cilit është Klodian Nikolli, 27 vjeç.

I riu me fytyrën e një djali të mirë ishte arrestuar edhe në muajin shkurt, ku ishte vendosur nën arrest shtëpiak, por sigurisht që ishte arratisur.

Që nga ai moment, ishte në kërkim nga policia deri më 8 maj, kur një patrullë, e njohu në bordin e makinës së tij luksoze dhe arratia përfundoi.

Historia e këtij hajdut zotëri ka diçka interesante, pothuajse e ngjashme me atë të personazhit të famshëm të filmave të animuar japonezë “Lupin III”.

Në fakt, Nikolli kishte ndërtuar një identitet si një djalë i mirë dhe e quante veten “ekonomist”. Ai pretendonte se ishte arsimuar për ekonomi politike në universitetin Bocconi dhe me nota të larta.

Ai u afrohej viktimave të tij të radhës më afër universitetit, me klasin dhe elegancën, duke ekspozuar orë dhe unaza të shtrenjta.

Madje, disa studente femra u dashuruan me sytë dhe mënyrën e tij të të bërit të gjërave. Ai e dinte si të fitonte besimin e tyre, përveç se të vidhte shtëpi, shkruan “Il Giornale”.

Trupi prej atleti ishte bërë pas orësh trajnimi në palestër, ndërsa miqve të tij u tregonte orët marka. Dhe deri këtu, nuk linte asnjë dyshim tek ta për të menduar se ai ishte një hajdut, ndërsa ishte gati për të goditur dhe hyrë në një shtëpi tjetër luksoze.

Mënyra se si u arrestua, është gjithashtu e veçantë. 27 vjeçari u zbulua nga e njëjta patrullë policie që e arrestoi herën e parë pranë Niguarda.

Nikolli ishte në makinën e tij, një Mercedes A klas e bardhë, e njohur në sajë të targës.

Në fillim nisi një ndjekje normale e makinës. Kur makina e policisë dhe makina  e tij u “takuan” në Milano-Meda, ai vendosi të largohej në këmbë duke sfiduar trafikun. Por, pësoi dëmtime në pjesën e gjurit!

Dhe kur u pyet se pse vendosi të ikte në këmbë, i arratisuri u përgjigj: Duke iu fshehur policisë, i jepte më shumë shije! Por, nuk ndodhi kështu. I riu është tani në spital nën kontrollin vizual të agjentëve. Sapo të largohet nga spitali, dyert e burgut do të hapen për të.

(Kosova Sot Online)