Arrestohet në Tiranë, kosovari i kërkuar në Gjermani për vrasje, pranga edhe shokut i dënuar në Zvicër. Çfarë u sekuestrua në banesë

  • 19 May 2019 - 10:34
Arrestohet në Tiranë, kosovari i kërkuar në Gjermani për vrasje, pranga edhe shokut i dënuar në Zvicër. Çfarë u sekuestrua në banesë

Operacioni i koduar “Fitness”, çoi në pranga Shkëlqim Kastratin, i lindur në Gjermani por me origjinë nga Kosova. I riu u arrestua në një palestër në kryeqytet nga ku edhe mori emrin operacioni.

“Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga  Interpol Wiesbaden/Gjermani, pasi Gjykata e Villingen – Schwenningen, me datë 15.12.2017, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprën penale “Vrasje me dashje”, parashikuar nga Kodi Penal Gjerman. Maksimumi i dënimit 15 vjet burg”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Gjithashtu gjatë operacionit, në banesën ku jetonte 23 vjeçari  u bë kapja dhe  arrestimi në flagrancë dhe i shtetasit A.S, 38 vjeç banues në Shëngjergj Tiranë,  i dënuar më parë për shitje të drogave të forta në Zvicër.

Nga kontrolli i banesës së përkohshme në rrugën e “Durrësit”,  Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri SIG-SAUER, me fishekë që dyshohet se i përkiste 23 vjeçarit, Shkelqim Kastrati, si dhe 7 paketime  me lëndë narkotike “Canabis Sativa”, që dyshohet se i përkiste shtetasit A.S.

Njëkohësisht gjatë operacionit u bë shpallja në kërkim e shtetasit A.Ll i cili kishte strehuar në banesën e marrë me qira prej tij,  23 vjeçarin Sh. Kastrati.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprën penale, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

“Fitness”/ Arrestohet në Tiranë, kosovari i kërkuar në Gjermani për vrasje, pranga edhe shokut i dënuar në Zvicër. 

(Kosova Sot Online)