Akuza e radhës: SHIK-u dhe Klani Pronto, ALFA dhe OMEGA e çdo gjëje në Kosovë

  • 19 May 2019 - 10:51
Akuza e radhës: SHIK-u dhe Klani Pronto, ALFA dhe OMEGA e çdo gjëje në Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka akuzuar publikisht deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, se ka qenë anëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK).

Image
Faik Krasniqi

Këtë ai  e ka bërë, gjatë një debati me njëri-tjetrin në Komisionin Hetimor për “Gylenistët” në Kuvendin e Kosovës, Thaçi ka thënë deputetit të VV-së se pasluftës e kishte refuzuar anëtarësimin e Kurteshit në PDK.“E di ti kur të kam refuzu me ardhë në parti kur je kanë anëtar i SHIK-ut”, ka thënë Thaçi, teksa ka vazhduar: “Kur kom pas poena politik, shtatë herë ju kam mujtë; s’e kam ndërmend me u kthy ma në atë kohë.”

Në një prononcim për gazetën “Kosova Sot Online”, analisti politik  Faik Krasniqi, ndër të tjera, është shprehur : “se kush ka qenë në SHIK, nuk i besoj Hashim Thaçit, sepse të gjithë e dimë çfarë genjeshtari dhe mashtruesi është. Por, SHIK-u apo Klani Pronto, është ALFA dhe OMEGA e çdo gjëje në Kosovë. SHIK-u është prezent në çdo institucion shtetëror dhe në kompanitë publike. Në gjykata, prokurori, qeveri, kuvend, polici, AKI. Kontrollojnë mediat publike dhe një pjesë të madhe të mediave private, sidomos portalet që janë të shumëta dhe financohen nga ta”.

 Sipas Krasniqit “ata kontrollojnë gjithçka dhe vendosin për postet zyrtare, se kush duhet të marrë këtë post dhe kush postin tjetrin. Edhe shumica e punësimeve kalon nëpër filtrat e tyre. Funksionojnë sikurse klanet mafioze italiane që kanë hierarki. Pa qenë i lidhur me ta, nuk mund të ecësh përpara në biznes. Tenderët kalojnë përmes tyre. Se kush ka qenë në SHIK, nuk i besoj Hashim Thaçit, sepse të gjithë e dimë çfarë genjeshtari dhe mashtruesi është. Por, SHIK-u apo Klani Pronto, është ALFA dhe OMEGA e çdo gjëje në Kosovë”, ka përfunduar Krasniqi.

(Kosova Sot Online)