Apostolova vëzhgon procesin e votimeve në Veri

  • 19 maj 2019 - 11:12
Apostolova vëzhgon procesin e votimeve në Veri

Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka arritur në shkollën Sveti Sava, për të vëzhguar nga afër procesin e votimit

Në katër komunat e veriut të Mitrovicës, po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme ku të drejtë vote kanë 57.983 persona në 87 vendvotime, apo 970 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017.

Zgjedhjet po mbahen në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore, pas dorëheqjes së kryetarëve atje shkaku i taksës prej 100 përqind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia.

Për zgjedhjet në veri garojnë 12 kandidatë nga Partia Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe.

(Kosova Sot Online)