Sekuestrohen 1 kg marihuanë, arrestohen 5 persona, dy prej tyre me nënshtetësi zvicerene

  • 19 May 2019 - 11:16
Sekuestrohen 1 kg marihuanë, arrestohen 5 persona, dy prej tyre me nënshtetësi zvicerene

Ditën e djeshme policia ka arrestuar pesë të dyshuar për posedim të substancave narkotike. Të dyshuarit janë Kosovarë dhe dy prej tyre kanë nënshtetësi Zvicerane.

Gjatë kontrollit të automjetit në të cilin gjendeshin, policia ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të substance narkotike të llojit Marihuanë.

Policia ka sekuestruar më shumë se 1 kilogram marihuanë

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë i policisë:

Rr. Muharrem Ibrahimi, Gjilan 18.05.2019-20:30.  Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj Shqiptar , tre prej tyre Kosovar ndërsa dy të tjerë me nënshtetësi Zvicerane , pasi që gjatë kontrollit në automjetin në të cilin gjendeshin, është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike  e llojit Marihuanë në peshë 1095.7gram.  Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)