U kthye nga leja bashkë me 22 doza drogë në stomak, si u zbulua i burgosuri i “shpërblyer”

  • 19 May 2019 - 13:12
U kthye nga leja bashkë me 22 doza drogë në stomak, si u zbulua i burgosuri i “shpërblyer”

Një burgosur në burgun e Korçës me iniciale B.L, teksa po kthehej nga leja shpërblyese për në qeli, kishte marrë me vete edhe 22 zona lënda narkotike.

Ministria e Drejtësisë bën me dije se ky shtetas e kishte gëlltitur lëndën narkotike të futur në qese plastike. “Pasi u krye ekografia u konstatua se në stomak ka edhe doza të tjera”, sqaron Ministria në komunikatë.

Në po këtë datë, në vijim të kontrolleve në sistemin penitenciar nga ana e Policisë së Burgjeve, në IEVP Peqin, u krye kontroll në disa qeli në sektorin e sigurisë së lartë dhe u gjetën 4 aparate celular të fshehura në pajisjet elektroshtëpiake të të dënuarve D. H dhe E. H.

Pas masave të menjëhershme të ndërmarra nga autoritetet e IEVP-së, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje po kryen veprimet e para proceduralë dhe hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin për veprën penale të “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.

(Kosova Sot Online)