Tronditën Izraelin duke shfaqur flamurin e Palestinës në Eurovision, ja çfarë i bëri sigurimi grupit nga Islanda
Përfaqësuesit e Islandës të cilët kanë shfaqur flamurin e Palestinës në Eurovizion i cili është mbajtur në Izrael, iu është konfiskuar.
Grupi Hatari që përfaqësonte Islandën kanë shfaqur flamurin e Palestinës për kamera gjatë votimeve në Eurovizon, transmeton koha.net.
Ky grup, i përshkruar në ueb faqen e Eurovizionit si “fitues çmimesh e antikapitalistë” kanë thënë se kanë qenë kundër mbajtjes së kontestit të Eurovizionit në Izrael, i cili ka qenë subjekt i thirrjes për ta bojkotuar nga grupet pro-Palestineze.
Në fazat finale të Eurovizionit, anëtarët e këtij grupi kanë shfaqur parulla pro Palestineze e flamurin e këtij shteti, ndërsa kamerat i kanë shkëputur pamjet.
Një nga anëtarët e grupit, Einar Sted ka postuar një video në Instagram ku shihet një pjesëtar i Eurovizionit duke i kërkuar anëtarëve që t'i dorëzojnë ato.
Iceland’s #Hatari member posted on Instagram how security @ #EurovisionTelAviv confiscated their #Palestine flagsëpic.twitter.com/IyCBChyvDC
— Noa Landau ë ë (@noa_landau) May 18, 2019