DnV tregon për parregullsitë e zgjedhjeve në veri 14 minuta më herët

  • 19 May 2019 - 14:28
DnV tregon për parregullsitë e zgjedhjeve në veri 14 minuta më herët

DnV ka evidentuar disa parregullsi Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” po vazhdon të vëzhgojë procesin zgjedhor të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në komunat veriore.

DnV ka evidentuar disa parregullsi, si: votimi me dokumente të Serbisë, votimi familjar, vështirësitë e votuesve për ta gjetur emrin e tyre në Listën e Votuesve, raste të votimit jashtë kabinave të votimit dhe tentimet për të votuar më shumë se një herë.

“Procesi i verifikimit të dokumenteve të identifikimit nga komisionerët në disa raste është përcjellur me paqartësi. Disa votuesve, të cilët kanë qenë në listën e votuesve, u është lejuar të votojnë me dokumente të identifikimit të Serbisë”, thuhet në njoftimin e DnV-së.

Gjatë ditës është raportuar për parregullsi të tilla në komunën e Leposaviqit. Ndërsa sipas tyre ka pasur edhe ankesa lidhur me Listën e Votuesve. Deri në orën 12:00 raste të tilla janë raportuar në tri vendvotime, dy në Mitrovicën e Veriut dhe një në Leposaviq. Edhe në këto zgjedhje nuk po mungon votimi familjar.

“Votimi familjar është evidentuar në 15 vendvotime në katër komunat ku po mbahet zgjedhjet. Kjo dukuri është shprehur më së shumti në komunën e Mitrovicës së Veriut në 7 vendvotime”, ka njoftuar DnV. E raste të votimit jashtë kabinave të votimit janë shënuar në tri vendvotime në Leposaviq është vërejtur votimi jashtë kabinës.

Ndërkaq një rast i tentimet për të votuar më shumë se një herë është evidentuar në qendrën e votimit 3803B në shkollën “Aziz Sylejmani”, në Mitrovicën e Veriut në vendvotimin 01R. Deri në orën 12:00, sipas raportimeve të vëzhguesve të DnV-së, për të votuar kanë dalë 21% qytetarëve me të drejtë vote. Dalja e votuesve në zgjedhje sipas komunave: Leposaviq (24%), Zveçan (21%), Mitrovicë e Veriut (20%), Zubin Potok (18%).

(Kosova Sot Online)