Zjarr në një ndërtesë në Prishtinë

  • 19 May 2019 - 15:42
Zjarr në një ndërtesë në Prishtinë

Një zjarr ka shpërthyer në një ndërtesë në rrugën “C” në Prishtinë, ndërkaq bëhet e ditur se nga kjo nuk ka persona të lënduar

Rastin për median kosovare e ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 15:00 e kemi pranuar një informatë për një incident zjarri në rrugën ‘C” në Prishtinë, saktësisht në një banesë. Menjëherë në vendngjarje kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit. Zjarri është lokalizuar, nuk ka persona të lënduar”, ka thënë Ahmeti.  

(Kosova Sot Online)