Për shkak të klasës politike të kriminalizuar, po ndëshkohet populli i Kosovës

  • 19 May 2019 - 15:47
Për shkak të klasës politike të kriminalizuar,  po ndëshkohet populli i Kosovës

Derisa zyrtarët e lartë të shtetit të Kosovës, vazhdojnë të kërkojnë me ngulëm liberalizmin e vizave për shtetasit e Kosovës, të vetmit qytetar të izoluar të Evropës, brenda BE-së askush nuk flet për një datë të afërt të heqjes së vizave për Kosovarë, për më tepër, ata kërkojnë nga krerët e shtetit të Kosovës që të mos merren me mashtrimin e qytetarëve duke përmendur data, siç kanë bërë deri më tani. Dihet mirëfilli që deri ma tash, kusht I pa plotësuar nga institucionet e shtetit tonë është krimi dhe korrupsioni, prandaj analistët politik, nuk shohin dritë në fund të tunelit deri sa në krye të shtetit I kemi të korruptuarit.

 

Image
Ragip Guraziu

 

Këtë pasojë reale, të vetme sipas tij, e sheh analisti Ragip Guraziu. “Dhe prandaj kështu po ndëshkohet populli I Kosovës me mos liberalizim të vizave, jo për fajin e vetë po pikërisht për shkak së në Kosovë nuk ka sundim të ligjit dhe krimi I organizuar dhe korrupsioni vazhdojnë të lulëzojnë në çdo institucion”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Ai edhe vetë thotë se nuk mund ta kupton këtë përgjumosje të rëndë qytetare që duron dhe nuk e kundërshton këtë kastë politike në pushtet, or fajin e së cilës po ndëshkohet populli.

“Pyetja ime do ishte kjo për qytetarët, për këtë popull: Pse populli po hesht dhe nuk po e ndjek këtë klasë politike tërësisht të inkriminuar, sepse janë ata që nuk po lejojnë sundimin e ligjit dhe janë pjesë përbërëse e nëntokës kriminale. Unë do të dëshiroja të di se deri kur duhet pritur që ne populli i Kosovës të heshtim e të përulemi para kësaj klase politike të inkriminuar e shantazhuar, që nuk po e kupton se e ka humbur rrugën në oborr.

Sido qoftë le ta presim edhe shansin e radhës, mbase qytetari të të jetë më i pjekur dhe në zgjedhjet e ardhshme do të vendosë për ta ndëshkuar këtë klasë politike dhe për t'ia dhenë një ''grusht të fortë'', duke i larguar këta të inkriminuar e të korruptuar që t'i lëshohet radha një gjenerate të re e të shkolluar. Dhe të hapet dera e lëvizjes së lirë për qytetarët në rrugët e Evropës”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online )