Bahtiri: 'Si themelues i LDK-së, ju kërkoj mos u përleshni se s'është momenti'

  • 19 May 2019 - 17:50
Bahtiri: 'Si themelues i LDK-së, ju kërkoj mos u përleshni se s'është momenti'

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka reaguar pas përleshjes fizike që ka ndodhur sot  në mes pjesëtarëve të LDK’së

Bahtiri tha se përleshjet fizike nuk i kontribuojnë politikës.

“Si themelues i LDK-së në vitet 89-90 në Mitrovicë, apeloj te struktura e kësaj partie që t’i zgjedhin strukturat drejtuese në mënyrë demokratike, duke e respektuar vullnetin e anëtarësisë”.

Ai ka shkruar se LDK’ja është parti me vlera, andej duhet të japë shembull për zgjedhje të lira dhe demokratike.

“Përleshjet fizike nuk i kontribuojnë klimës së shkëlqyeshme politike të krijuar në Mitrovicë, pas ardhjes time si kryetar komune. Ndjejë dhimbje të shoh duke pasur probleme apo duke u shembur diçka në krijimin e së cilës kam kontribuar jashtëzakonisht shumë. LDK është parti me shumë vlera, andaj duhet të jep shembull për zgjedhje të lira dhe demokratike”, ka shkruar Bahtiri në rrjetin social Facebook.

(Kosova Sot Online)