Qytetarët s’presin ndryshime pas zgjedhjeve në veri

  • 19 May 2019 - 19:59
Qytetarët s’presin ndryshime pas zgjedhjeve në veri

Një pjesë e votuesve skeptikë se do të ndryshojë diçka, të tjerët ‘presin të ndodhë mrekullia’.

Është dita e zgjedhjeve në veriun e Kosovës. Që nga mëngjesi qendrat ishin gati për t’i pritur votuesit.

E qytetarët e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit, iu drejtuan kutive në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune.

E nga zgjedhjet, serbët edhe shqiptarët nuk është se presin ndonjë ndryshim të madh.

E një banore tjetër serbe e ka një brengë tjetër. Ajo po thotë që me situatën në veri nuk e ka të lehtë as presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Por, kishte edhe qytetarë serbë që zgjedhjet i shihnin me optimizëm.

Sipas Komisionit Qendror Zgjedhor, 57 mijë qytetarë patën të drejtë vote në katër komunat veriore të Kosovës.

(Kosova Sot Online)