Gjuriq i ka dy fjalë pas rezultateve të zgjedhjeve në veriun e Kosovës

  • 19 maj 2019 - 22:32
 Gjuriq i ka dy fjalë pas rezultateve të zgjedhjeve në veriun e Kosovës

Kreu i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka mirëpritur fitoren e Listës Serbe në katër komunat në veri të Kosovës, duke thënë se ky është një lajm i mirë.

“Ne do të vazhdojmë të luftojmë”, ka deklaruar ai fillimisht.

“Ky është dështim dhe mos sukses i atyre që bënë thirrje për bojkotimin e këtyre zgjedhjeve dhe dështim i përpjekjeve të Prishtinës, që përmes kandidimit të shqiptarëve, të marrë kontrollin mbi veriun”, ka thënë Gjuriq në një konferencë për media, në Beograd.

Sipas rezultateve të para, Lista Serbe ka fituar me nga rreth 95 për qind në të katër komunat në veri të Kosovës.

Në Mitrovicën e Veriut, në garën për kryetar ka fituar Goran Rakiq nga Lista Serbe.

Partia e njëjtë ka fituar edhe në Zubin Potok, Leposaviq e në Zveçan.

(Kosova Sot Online)