Haradinaj komenton votimet në veri, thotë se u dëshmua pjekuria qytetare

  • 19 May 2019 - 22:49
Haradinaj komenton votimet në veri, thotë se u dëshmua pjekuria qytetare

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përshëndetur zgjedhjet që janë mbajtur sot në katër komunat veriore të Kosovës.

Haradinaj, me anë të një shkrimi në rrjetin social Facebook, në internet, ka thënë se në këto zgjedhje qytetarët e asaj ane dëshmuan pjekuri në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Shkrimi i Haradinajt në Facebook:

Përshëndes procesin e rregullt zgjedhor, për zgjedhjen e Kryetarëve në katër Komunat veriore të Kosovës. 
Në këto zgjedhje të parakohshme, qytetarët e kësaj ane, dëshmuan pjekuri në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, pa ndonjë incident në një proces demokratik, duke votuar për kandidatët që ata besojnë se do ju shërbejnë interesave të tyre.
RH

(Kosova Sot Online)