Zvicra pranon ligjet e BE’së për kontrollin e armëve, siguron qëndrimin në Zonën Schengen

  • 19 May 2019 - 23:31
Zvicra pranon ligjet e BE’së për kontrollin e armëve, siguron qëndrimin në Zonën Schengen

Votuesit në Zvicër kanë mbështetur shtrëngimin e ligjeve të armëve për të qenë më të përafërta me rregullat e Bashkimit Evropian.

Së paku 64% e votuesve të dielën mbështetën masa më të shtrënguara sa u përket armëve automatike dhe gjysmë automatike.

Zvicra nuk është një vend anëtar i Bashkimit Evropian, por rrezikonte largimin nga Zona Schengenit nëse do votohej e kundërta sot.

Së paku 48% e shtëpive zvicerane mbajnë nga një armë, që është ndër përqindjet më të mëdha të pronësisë së armëve në Evropë.

BE’ja ka kërkuar nga vendi që të shtrëngojë ligjet e saj dhe që të përafrohen me ligjet e bllokut që janë vënë pas sulmeve terroriste të vitit 2015 në Paris.

Propozimi primar kishte shkaktuar reagime në Zvicër pasi që nënkuptonte që të largohej tradita e ish ushtarëv e që mbanin armët e tyre pas pensionimit.

Gjithsesi qeveria e Zvicrës ka kërkuar nga votuesit që të mbështesin ndryshimet. Ajo kishte thënë që ligjet e reja nuk do ndikon mbi entuziastët e armëve dhe në të njejtën kohë do lejonte Zvicrën që të mbante antarësinë në BE. 

(Kosova Sot Online)