E zbulon ish agjenti i SHIK-ut: Ja çfarë deklarata të rrejshme i dhanë pushtetarët ambasadave të huaja!

  • 20 May 2019 - 07:46
E zbulon ish agjenti i SHIK-ut: Ja çfarë deklarata të rrejshme i dhanë pushtetarët ambasadave të huaja!

Pas reagimit të fundit të Ambasadës Amerikane lidhur me mos lejimin e vizave për të involvuarit në krim e korrupsion, ka folur edhe eksperti i fushës së sigurisë , Naim Miftari, i cili tha për “Kosova Sot Online” se “tani z. Kosnett dhe disa ambasadorë të tjerë, si Ambasadori i nderuar Britanez,Gjerman, Zviceran, kanë filluar të kërkojnë rezultate, ku po japin kritika për mos sundimin e ligjit, kritika këto shumë me vend dhe të bazuara në fakte”, tha Miftari për "Kosova Sot Online".

Image
Naim Miftari

Miftari beson që ambasadori i ri amerikan nuk po ndikohet nga propaganda boshe e politikës Kosovare për sundimin e ligjit, kërkon rezultate konkrete. “Si duket, sipas mendimit tim, ambasada amerikane ka filluar të del më në fund nga propaganda e ndikimit anësor të politikanëve të korruptuar Kosovar që për çështjet e ruajtjes së sigurisë së përgjithshme dhe stabilitetit janë toleruar deri më tani, por këta politikanët tonë e kanë keqpërdorë besimin amerikan dhe ndërkombëtar për dobi të tyre personale. Kjo vlen sidomos për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin dhe nga kjo lojë e ndytë ka përfituar më së shumti klani Pronto”, tha Miftari për “Kosova Sot Online”.

Kur e thotë këtë, Miftari bazohet në një ngjarje prej para disa javësh kur ka qenë në një takim zyrtar me karakter ndërkombëtar, ku rastësisht i kanë rënë në dorë disa dokumente të shkruara, deklarata të dhëna live por edhe të nënshkruara që Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli me Ilmi Reqicën ju kishin dhënë ambasadave të KUINTIT dhe shërbimeve informative ndërkombëtare.

“E ceku me përgjegjësi morale dhe ligjore se mbi 90% e atyre informatave rekomandimeve politike por edhe të sigurisë që ju kishin dërguar ndërkombëtarëve, ambasadave dhe shërbimeve sekrete ishin dhe janë të rrejshme dhe të fallcifikuara. Prandaj edhe shqetësimi amerikan për mos dënimin e mafies politike, si rasti PRONTO, e Thaçit, Veselit e Grabovcit, ikjet e organizuara nga burgu i Dubrava,Toka e Azem Sylës ,Apeksat e klanit të Haradinajt ,vizat Italiane, apo afera e sigurimit në KEKU-t të Sami Lushtakut e shumë afera tjera, janë shqetësimi që sjell kritika me vend nga Ambasada Amerikane”, tha Naim Miftari për "Kosova Sot Online".

Prandaj sipas tij, Lista e zezë duhet të formohet dhe zgjerohet.

“Mendoj se futja në listat Amerikane për ndalesë vizash si për Azem Sylën, Besim Beqen,Adem Grabovcin, Sami Lushtakun,e shumë njerëzi tjerë që kanë qenë përgjegjës ose që janë ose janë dënuar penalisht deri më tani nuk do të mjaftojnë, pasi këta njerëz janë aq të pasur sa që nuk kanë nevojë këta njerëz me shkua kurrë në Amerikë pasi me milionat e fituar pa djersë, pjesa tjetër e botës pos Amerikës është parajsë për ta me pasurinë që e posedojnë, sidomos me pasuritë e fshehura që i kanë”, tha Miftari për “Kosova Sot Online”.

Ai tha se edhe rasti e prokurorit Elez Blakajt i cili tentoj që zbatimin e ligjit ta bëjë pa ndikime të mafijashave politik e tregoj qartë se gjyqësia, prokuroria apo policët si individ, gazetarët , politikanët që dalin kundërshtar të mafies politike të Kosovës ,ose do të vriten, ose do të blihen ose detyrohen me ikë jashtë vendit nëse arrijnë, sikur po ikin shumica e qytetarëve.

Kjo është një arsye sipas Miftarit që në Kosovë duhet të ndodhë me urgjencë pastrimi i drejtësisë dhe politikës me procesin e VETTING-ut. “Pra vetëm me një VETING të fuqishëm të ndihmuar nga FBI Amerikane dhe nga KUINTI mundë të vjen shpresë, sepse kjo është e vetmja shans që të shpëtohet shteti nga nëntoka politike e korruptuar deri në palcë”, theksoi Miftari për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online )