Na bën horë me foto pornografike...

  • 20 May 2019 - 07:53
Na bën horë me foto pornografike...

Analisti politik Reshat Badallaj thotë se nga egoja për përfitime të disa votave  në opinionin publik, duke provuar për t`i mashtruar qytetarët, kinse me vendime të mëdha patriotike për shtetin, ditët e fundit deputetët e Kuvendit të Kosovës, me kryetar Kadri Veselin, na e kanë bërë shtetit për të qeshur krejt bota me neve, gazin e botës, me skandalet që dolën aty, e që do ta vazhdojnë të dalin akoma.

Image
Reshat Badallaj

“Është shumë e vërtetë se u bëmë gazi i botës me këta horra dhe me këta kryebanditë e krye hajna,por, mos mendoni se kanë marr fund skandalet. Skandalet janë të pa fund dhe do të tmerrohet jo vetëm opinioni kosovar por edhe ai botëror, këtë ta mbaj mend çdo kush. Kur thoja qindra herë se në Kuvendin e Kosovës ka dhe është i mbushur me plot hajna,rrugaç, krye vagabondë e krye banditë, ndoshta dikush e ka zënë të madhe, por ja tani le ta shohin të gjithë dhe të bindeni, prandaj po e them sërish se skandalet kanë me qenë të pafundme’, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

“Shikoni hajvanin apo Kadri topuzin se çka bënë pas 20 viteve, po kush i ndali këta që ta bëjnë me kohë, shikoni si e bënë Flora Brovinën, që më herët kisha respekt. Si do të ketë kjo një pikë moral të del në rrugë, të del para popullit. Do të pyesja se sa mijëra herë  se a e ka parë këtë sex film dhe si e ka ndier veten? Të del me porno filma që janë bërë nëpër botë dhe më pas  femrat shqiptare ti ofendoi me  këta kryebanditë dhe  këta kryekriminel që mundohen të përfitojnë nga viktimat e luftës ky është kulmi i turpit. Kjo po shihet se janë në gjendje çdo gjë  për ta bërë  vetëm që të kenë përfitime”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

I është i sigurt se  “banditët” më këso lojërash të Gjykatave nuk bëjnë asgjë por mendja e tyre e sëmurë është  të përfitojnë  në kohë. “Kanë pasur rastin menjëherë pas luftës ta marrin një gjë të tillë sepse këta masakra serbe kundër popullatës së pafajshme shqiptare në Kosovë dhe më tej i ka njohur e terë bota e civilizuar. Dhe tani i del gjumi Kadri topuzit të tregon pallavra dhe përralla pa fije turpi. Ky njeri është mendje sëmurë që duhet çdo ditë ti pij ilaçet. Kadri zeza dhe faqezinjtë tjerë duhet të themelojnë një Gjykatë Speciale se si e shkatërruan Kosovën duke e vjedhur, se si këta krye banditë dhe krye vagabond se si u bënë supë milionerë që deri dje ishin leckaman që nuk kishin rrip pantollanash, dhe tani arritën e  siguruan pasuri për 30 breza duke i vjedhur pasurinë e Kosovës”, theksoi analisti Reshat Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Badallaj ka përmendur edhe  keqpërdorimet  e fondeve të luftës dhe  listat e veteranëve që i futën në lista gratë e tyre, fëmijët që ishin dy vjeç dhe akoma në djep dhe akoma mundohen edhe t´i arsyetojnë. “Nuk i mjaftonte këtyre krye hajnave hajnia që vodhën djersën e bashkatdhetarëve të fondeve por vazhdonin edhe të vjedhin dikasteret dhe çdo gjë të gjallë. Kjo nuk është për të habitur nga këta krye hajna dhe nga këta krye vagabondë se janë në gjendje të bëjnë çdo gjë për pushtet e për hajni sa që edhe nderin e familjes e japin,  të jeni të bindur 100% dhe pa më të voglin dyshim, prandaj shihni se si lehin ditën taman si zagarët e Shumadisë dhe natën takohen nëpër hotelet më të shtrenjta të botës. Kjo është fytyra e vërtetë e këtyre të pa fryrëve dhe e këtij  soji të ndyrë”, tha Badallaj për Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online )