Çfarë do të ndodhë sot në Kosovë

  • 20 May 2019 - 08:31
Çfarë do të ndodhë sot në Kosovë

Mbahet vazhdimi i seancës plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës të ndërprerë më 16. 05. 2019.(Kuvendi i Kosovës, ora 10.00)

Komisioni për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për financimin e subjekteve politike, Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, Salla N 303, ora 10.00)

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në Akademinë Përkujtimore për heroin Enver Topalli. (Teatri Kombëtar i Kosovës, Prishtinë, ora 12.00)

Në 20-vjetorin e masakrës së Dubravës, ish i burgosuri politik dhe i mbijetuari i kësaj masakre, Enver Dugolli promovon librin “Qark i (pa)mbyllur burgjesh”. (Biblioteka Kombëtarë në Prishtinë, ora 12:00)

Mbahet marsh protestues në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. (Sheshi Zahir Pajaziti – Sheshi Skënderbeu, Prishtinë, ora 12:00 – 13:00)

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi diskuton rreth testit të organizuar në shkollat e Kosovës, ku i ftuar është ministri i MASHT Shyqiri Bytyqi. (Kuvendi i Kosovës, Salla N 303, ora 13.00)

Shoqata Down Syndrome Kosova mban konferencë me rastin e ardhjes në Kosovë të grupit të vallëzimit “Larondina” nga Britania e Madhe. (Hotel ‘Parlament’, në Prishtinë, ora 18:00)

(Kosova Sot Online)