Ish agjenti i SHIK-ut: Heshtja e institucioneve të drejtësisë tregon fuqinë e mafies kosovare

  • 20 May 2019 - 09:19
Ish agjenti i SHIK-ut: Heshtja e institucioneve të drejtësisë tregon fuqinë e mafies kosovare

Publikimi i komunikatës nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, përmes së cilës kritikohen institucionet e drejtësisë për mos punën e tyre në ndjekjen dhe ndëshkimin e peshqve të mëdhenj të politikës, të involvuar në krim dhe korrupsion, ka bërë që ende të mos ketë asnjë reagim dhe asnjë koment zyrtar publik nga institucionet e drejtësisë Kosovare.

Image
Naim Miftari

Këtë heshtje “varri” analistët e fushë së drejtësisë nuk kanë si ta shpjegojnë ndryshe vetëm si konfirmim të të gjitha atyre akuzave që Ambasada Amerikane i drejton ndaj institucioneve të drejtësisë Kosovare. Së pakut kështu thotë eksperti i fushës së sigurisë Naim Miftari.

 

“Heshtja e institucioneve të drejtësisë pas shumë kritikave ndërkombëtare është shumë e kuptueshme pasi s’kanë çka ju thonë pos heshtjes, e kjo ngjanë kur krimineli në gjykatë heshtë dhe nuk i përgjigjet asnjë pyetje.

Edhe të verbëritë e dinë se institucionet e sundimit të ligjit, sidomos drejtësia, janë te kapura dhe kontrollohen nga mafia politike në Kosovë që në të njëjtën kohë përbëjnë krimin e organizuar dhe korrupsionin”, tha analisti Naim Miftari për “Kosova Sot Online” .

Miftari tha se për ta sunduar një shtet mafia së pari korrupton ose dal ngadalë përmes pushtetit po ashtu të korruptuar ndër vite futë nën kontroll organet e zbatimit të ligjit partitë politike,parlamentin, AKI-në, policinë, prokurorinë, gjyqtarët dhe kur të arrin këtë nivel atëherë nëntoka e ka nën kontroll shtetin dhe e përdorë për profitet e tyre materiale, dhe sa kohë që zgjatë kjo gjendje ata vetëm forcohen pasi janë të pa prekshëm nga dora e ligjit.

“Prandaj heshtja e drejtësisë është e kuptueshme se nuk qajnë kokën as për kritika ndërkombëtare, pasi nga këto kritika askush nuk pëson nga politika e korruptuar dhe nëntoka, edhe nëse më pastaj hapet ndonjë proces, ai do të bëhet vetëm spektakël pa kurrfarë rezultati, dhe në fund përfundon pa u dënuar ndokush”, theksoi Miftari për “Kosova Sot Online “.

“Krejt kush mundë ta pëson sa për një arsyetim veprimi”, sipas Miftarit, “mund të jetë ndonjë “kriminel” i vogël krejt i pa dukshëm për ti mbuluar kriminelët e mëdhenj, sepse ata zakonisht vijnë nga jeta politike e Kosovës dhe janë njerëz të lidhur ngushtë me partitë politike, sidomos partitë e pushtetit”.



“Dhe nuk është befasi kur sot del para televizionit ministri i drejtësisë Abelard Tahiri shumica e qytetarëve e konsiderojnë ministrinë vetëm si zëdhënës të mafies politike dhe të nëntokës të Kosovë që do të tenton të na bind se gjërat janë shumë mirë dhe Kosova ka ligj dhe ka rregullim shtetëror, e dëshira e tyre është që kjo gjendje të vazhdoj edhe shumë e shumë kohë, vite dhe dekada”, tha Miftari për “Kosova Sot Online”.

Prandaj, sipas Miftarit nuk ka shpresë që gjërat në drejtësi dhe në përgjithësi në shoqëri të ndryshojnë vetvetiu apo nga kritikat e qytetarëve dhe ambasadorëve të disa vendeve mike, por përmirësimet duhet ti imponohen kësaj klase mafioze qe merren me politikë në Kosovë me presion, me demostrata masive dhe njëkohësisht dhe me diktat ndërkombëtar nga vendet mike .

(Kosova Sot Online )