Policia e konfirmon operacionin e sotëm ku u arrestua “Curri” bashkë me dy të tjerë

  • 20 May 2019 - 09:29
Policia e konfirmon operacionin e sotëm ku u arrestua “Curri” bashkë me dy të tjerë

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion ka zhvilluar një operacion policor në disa lokacione.

Një operacion i tillë është kryer edhe në lagjen “Marigona” nga ku media mësoi se u arrestuan Ismet Osmani, i njohur si “Curri” i cili është pronar i disa kazinove në Kosovë, Ilir Bojku dhe Mentor Maqani.

Ndërsa, në arrati vazhdon të jetë Rrahim Hashimi, ish i akuzuari për rastin e “Sekserëve”, bashkë me Emin Beqirin, ish-shefi i krimeve ekonomike.  

“Mund të konfirmojmë se, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas një hetimi të gjatë, është duke e realizuar një operacion policor i cili përfshin disa lokacione”, tha Policia e Kosovës për media.

Gjithashtu, njoftuan se pas përfundimit të operacionit policor, mund të dalin me informacione shtesë.

(Kosova Sot Online)