Akuzë e rëndë: Shpend Ahmeti i lidhur me mafien kriminale të ndërtimit!

  • 20 May 2019 - 09:35
Akuzë e rëndë: Shpend Ahmeti i lidhur me mafien kriminale të ndërtimit!

Analistët politik po vazhdojnë ta kritikojnë qeverisjen e Shpend Ahmetit me Prishtinën, sidomos në këtë mandatin e tij të dytë, duke  vlerësuar se kjo qeverisje e filluar në mandatin e parë, ka filluar të zhytet thellë e më thellë në qeverisje mafioze, ngase sipas tyre, kryeqytetin realisht  po e  qeverisë vetëm mafia e nëntokës kriminale të ndërtimit. 

Image
Gani Qarri

Përndryshe analistët thonë se  "Shpend  Ahmeti vetëm i gënjeu dhe  mashtroi qytetarët dy herë duke u thirrur gjatë fushatës zgjedhore,  duke akuzuar rëndë mafinë ndërtimore, e me të cilat kompani të njëjta ndërtimi, sapo e mori nuk la gurë pa lëvizur në kërkim të “hises e mitos”  nga krimi I shitjes se lejeve ndërtimore dhe kështu shumë shpejtë u bënë  bashkëpunëtoret më të ngushtë dhe miqtë më të mirë të Shpend Ahmetit mafia e ndërtimit e lindur që në fillim të viteve 2000" !

Të gjitha këto dredhi të kryetarit Ahmeti i sheh së afërmi analisti politik Gani Qarri, sipas të cilit “sikur të mos mjaftonin të gjitha pa ligjësitë politike që tash e sa vite po ndodhin në vend, edhe kryeqytetin vazhdon ta udhëheq mafia e nëntokës kriminale e ndërtimit, me Shpend Ahmetin kryetar për dy mandate me radhë, i cili qe nga maji i vitit 2014, duke pranuar kushtet e mafisë ndërtimore, ishte bërë Kryetar de facto i krimit të organizuar”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Ajo që bënë qytetarët të habiten edhe më tepër me sjelljet e tij, sipas  Qarrit,  është fakti se Shpendi gënjeu e mashtroi ata dy here dhe fitoi votat e tyre, duke u thirrur dhe akuzuar rëndë gjate fushatës zgjedhore pikërisht mafinë ndërtimore,por kurrë nuk  ju kundërvu asaj por u bë pjesë e të njëjtit grup.

“Kështu që bashkëpunëtoret më të ngushtë dhe miqtë më të mirë të Shpend Ahmetit u bënë pikërisht mafia e ndërtimit e lindur që në fillim të viteve 2000, me të cilën degradoi edhe më tepër kryeqytetin duke shitur leje ndërtimore vetëm për nëntokën kriminale dhe mafinë e ndërtimit”, tha Qarri për “Kosova Sot Online ”.

E keqja sipas Qarrit është se lidhja e kryetarit me mafien po ju kushton qytetarëve duke ju shkelur të drejtat e tyre sepse “Derisa në anën tjetër qytetarët që nuk janë pjesë e mafisë ndërtimore më kot kishin aplikuar, ngase ata ishin refuzuar menjëherë dhe pa pardon e pa ligj,  dhe atë disa herë rresht”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Kulmi i kësaj lidhje me krimin sipas Qarrit është mos veprimi i prokurorisë ngase  një mal  denoncimesh janë paraqitur në këtë institucion   por aty kanë mbetur të mbuluara nga pluhuri. “Ndaj habit fakti se si ende hesht prokuroria speciale, edhe përkundër deponimit të kallëzimeve penale për vepra antiligjore në “krim të organizuar” kundër Shpend Ahmetit e grupit të tij kriminal  dhe mafisë së ndërtimit në kryeqytetin e vendit,  në Prishtinë”, tha Qarri për Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)