Arrestohet Ismet Osmani-Curri

  • 20 May 2019 - 09:40
Arrestohet Ismet Osmani-Curri

Mëngjesin e sotëm Policia e Kosovës ka arrestuar pronari i disa bastoreve dhe kazinove, Ismet Osmani, i njohur si “Curri” nga Mitrovica.

Avokati i tij, Alban Arifi e ka konfirmuar shoqërimin në Polici të klientit të tij.

Ai ka thënë se ende nuk ka informacione se për çfarë bëhet fjalë.

“Jam duke pritur për intervistim. Ende nuk e di se për çka bëhet fjalë”, ka thënë ai.

“Curri” është pronar i disa bastoreve dhe kazinove tashmë të mbyllura në Kosovë.

(Kosova Sot Online)