Shpallen të pafajshëm Lushtaku e të tjerët në rastin “KEK-u”

  • 20 May 2019 - 09:44
Shpallen të pafajshëm Lushtaku e të tjerët në rastin “KEK-u”

Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku dhe personat e tjerë të akuzuar në rastin “KEK-u” janë shpallur të pafajshëm sot nga Gjykata Themelore.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar avokati i Lushtakut, Arianit Koci.

Në këtë rast gjyqësor Esat Tahiri dhe Milazim Lushtaku akuzohen për veprën penale mashtrim. 

Ndërkaq ish-drejtori i prokurimit, Driton Pruthi, drejtori i KEK-ut, Arben Gjukaj dhe ish-kreu i OSHP-së, Hysni Hoxha akuzohen për keqpërdorim të pozitës ose autorizimit zyrtar, ndërsa kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, akuzohet për shtytje në keqpërdorim të detyrës zyrtare.

(Kosova Sot Online)