Koci pas lirimit të Lushtakut: Ishte aktakuzë e turpit s’pati asnjë provë

  • 20 May 2019 - 09:56
Koci pas lirimit të Lushtakut: Ishte aktakuzë e turpit s’pati asnjë provë

Avokati Arianit Koci ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës. Koci e ka quajtuar vendimin të drejtë shpalljen të pafajshëm të ish-kryetarit të Skenderajt Sami Lushtakut.

Sami Lushtakut ishte akuzuar që nga vitit 2015 për rastin e njohur si KEK. Sot trupi gjykues i Gjykatës Themelore i kryesuar nga gjykatësi Beqir Kalludra ka shpallur të pafajshëm ish-komandatin e UÇK-së.

“Kjo aktakuzë ka qenë pjesë e fushatës që është bërë në atë kohë kundër Sami Lushtakut.

Kur prokuroria e ka pareë që do ti dështojë procesi i krimeve të luftës, kundër klientit tim, e ka hapur edhe këtë procedurë.

Kjo ka qenë aktakuzë e turpit për shkak se nuk ka pasur asnjë provë të vetme kunder z.Lushtakut.

Natyrisht, se në fund drejtësia fiton” ka deklaruar Koci. 

(Kosova Sot Online)