Ukraina inauguron komedianin Zelensky si president të shtetit

  • 20 May 2019 - 10:02
Ukraina inauguron komedianin Zelensky si president të shtetit

Ukraina pritet të inaugurojë sot Volodymyr Zelenskiyn si president të shtetit.

Ceremonia e inaugurimit të tij vjen vetëm disa ditë pasi koalicioni në Ukrainë është shpërbërë pasi Zelensky bëri të ditur se synon të organizojë zgjedhje të parakohshme.

Sipas kushtetutës ukrainase, parlamenti ka 30 ditë për të formuar koalicionin e ri qeveritar, ndërsa presidenti nuk ka të drejtë të nisë procesin e zgjedhjeve të parakohshme gjatë kësaj kohe.

Gjatë fushatës së tij, Zelensky premtoi të luftojë korrupsionin, si dhe t’i japë fund konfliktit në mes të separatistëve pro-rusë dhe forcave qeveritare në lindje të Ukrainës. Si pasojë e këtij konflikti, që ka nisur më 2014, kanë vdekur rreth 13,000 persona.

Kujtojmë se 41-vjeçari, ish-komedian, i njohur më së shumti për rolin e tij si president në një emision televiziv, ka fituar zgjedhjet presidenciale të mbajtura më 21 prill, me më shumë se 73 për qind të votave

(Kosova Sot Online)