Media regjionale: Plani i ri i Vucicit për Kosovën – ‘të bëhet i çmendur’

  • 20 May 2019 - 10:47
Media regjionale: Plani i ri i Vucicit për Kosovën – ‘të bëhet i çmendur’

Pas planit për përkufizim, i cili ka dështuar, kryetari i Serbisë ka arritur tek një plan tjetër për Kosovën. E ky është, siç ka thënë ai, që së paku për pak kohë rreth çështjes së Kosovës të bëhet i çmendur

Televizioni regjional N1 ka cituar një deklaratë të tij të së premtes.

“Pasi që të gjithë po bëhen të çmendur, po bëhen në Evropë, po bëhen në botë, po bëhen shqiptarët, të gjithë këtu po bëhen të çmendur, tash edhe unë dua të bëhem i çmendur. Kjo si duket është politika e cila kalon më së miri”, ka thënë Vucic.

Kjo deklaratë duket si shfryrje e inatit fëmijëror, ka vlerësuar gazetari Bosko Jaksic. “E, kryetari nuk është zgjedhur që të bëhet i marrë në asnjë temë”, ka thënë ai.

Sipas Jaksicit, sikur të ekzistonin foshnjoret politike, një deklaratë e tillë do të ishte krejtësisht adekuate.

Por analisti tjetër, diplomati i karrierës Zoran Milivojevic ka thënë se kjo deklaratë është emotive, por e imponuar.

“Kjo më duket si reagim ndaj sjelljes para së gjithash të qendrave të fuqisë botërore, të cilat qartas e tolerojnë Prishtinën dhe të cilat, do të thosha, nuk bëjnë gjënë vendimtare për vazhdimin e dialogut”, ka thënë ai, duke pasur parasysh taksën e Kosovës dhe platformën për dialog.

Megjithatë, politika “bëhemi të çmendur” është pak e besueshme në praktikë – përfundon bashkëbiseduesi i N1-së. Para së gjithash, për shkak të BE-së e ShBA-ve.

Kështu që çështja e Kosovës do të të jetë në një pauzë eventuale, konstaton N1. Sepse, nëse jo më parë, kryetari i shtetit (serb) për Kosovën do të flasë më 27 maj në një mbledhje të veçangtë të Kuvendit të Serbisë.

“Të shohim se çfarë mund të thotë të re apo ashtu pikëllueshëm të pranojë dështimin e idesë së tij, për të cilën që më parë ka mundur të dijë se është e dështuat”, ka thënë Bosko Jaksic

(Kosova Sot Online)