Reagon Krasniqi: Evropa t`i ndëshkoj politikanët e korruptuar, e jo qytetarët!

  • 20 May 2019 - 10:52
Reagon Krasniqi: Evropa t`i ndëshkoj politikanët e korruptuar, e jo qytetarët!

Analistët politik, njohës të fushës së integrimeve evropiane, vlerësojnë se qytetarët e Kosovës me pa të drejtë po izolohen duke ju pamundësuar liberalizimi i vizave, sepse ky ndëshkim po vjen në kurriz të qytetarëve pikërisht për shkak së në Kosovë nuk ka sundim të ligjit dhe krimi I organizuar dhe korrupsioni I nivelit të lartë po vazhdojnë të lulëzojnë në çdo institucion.

Image
Faik Krasniqi

Mirëpo duke mbajtur qëndrim të butë politik ndaj zyrtarëve të korruptuar, BE-ja sipas analistit politik po I ndëshkon qytetarët, dhe kjo është politikë e gabuar dhe krejtësisht e pa drejtë, sepse do të duhej vepruar në të kundërtën.

“Sikur Evropës t'i bëhej vonë për korrupsionin dhe krimit e organizuar në Kosove, këta politikanë do t'i kishte izoluar, dhe jo ta ndëshkojnë popullin me izolim. Si ndëshkim për korrupsionin dhe krimin e organizuar, as sot klasa politike nuk po ndëshkohet me izolim.

Evropa është e vetëdijshme se qe dy dekada këta politikanë kriminelë janë Alfa dhe Omega e krimit ekonomik dhe politik në Kosovë. Është e habitshme që kërkojnë vazhdimisht nga këta kriminelë ta luftojnë korrupsionin dhe krimin”, tha analisti Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Mirëpo ai thotë se "përveç mos veprimit të BE-së ndaj këtyre pushtetarëve të korruptuar, pjesë e madhe e përgjegjësisë bije edhe te populli që e duron një sundim të tillë kriminal dhe mbetet peng në perspektivën evropiane".

“Është tallje me qytetaret e Kosovës. Por, populli ka faj të madh për tolerimin kaq gjatë”, tha Krasniqi për “Kosova Sot Online”. Mirëpo ai dyshon që edhe nëse populli ngritët kundër këtyre hienave në revoltë gjithë popullore, kjo Evropë do të mundë të del kundër popullit se këto protesta janë antidemokratike, prandaj edhe amullia dhe përgjumja po vazhdon kështu".

(Kosova Sot Online )