Veseli godet mediat për lajmet rreth fotografisë

  • 20 May 2019 - 10:56
Veseli godet mediat për lajmet rreth fotografisë

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka folur për fotografinë që publikoi deputetja Flora Brovina duke thënë se edhe pse është gabim, pamje të tilla janë pasoja të gjenocidit serb në Kosovë

Këto komente, i pari i Kuvendit i ka bërë gjatë seancës ku po diskutohet themelimi i Tribunalit për gjenocidin e  krimet serbe në Kosovë gjatë luftës.

“Sa do që është gabim është edhe pasoja e gjenodicit,. Mediat kanë mundur të jenë më të përmbajtura…duke marrë parasysh rrethanat e saj dhe kontributin. Sa për temën dhunime gjatë luftës janë fakt i ditur, nuk ka duhej një foto as qindra për ta dëshmuar këtë, sepse qindra gra ende presin drejtësi”, tha Veseli.

“Realiteti i viteve 98 – 99 nuk ka qenë akt i ndarë as i kufizuar u krye me një platformë nga shteti serb në shumicën e lagjeve dhe qyteteve të Kosovës. Ka ardhë në të njejtën kohë dhe në të njejtën formë”, shtoi Veseli tutje.

Sipas kryeparamentarit ka shumë dëshmi të Kosovës dhe shumë gatishmëri për të dëshmuar për krimet që janë bërë gjatë luftës.

(Kosova Sot Online)