Trump sulmon kërkesën e bashkëpartiakut për ngritje të akuzave ndaj tij

  • 20 May 2019 - 10:59
Trump sulmon kërkesën e bashkëpartiakut për ngritje të akuzave ndaj tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka sulmuar me fjalë kërkesën e bashkëpartiakut të tij, Justin Amash, për ngritjen e akuzave kundër tij nga sistemi i drejtësisë. Ai tha se nuk ka dëshmi që ai i ka penguar hetimet e autoriteteve.

Trump tha se Amash është figurë me peshë të lehtë që e kundërshton atë dhe disa ide e politika tjera të republikanëve vetëm që të bëhet i famshëm përmes kundërthënieve.

Ai gjithashtu e akuzoi Amashin se nuk e ka lexuar fare raportin e Muellerit. “Justin është humbës që fatkeqësisht punon për kundërshtarët tanë”, tha ai.

Thirrja e vetme e këtij politikani brenda Partisë Republikane nuk pritet ta çojë përpara procesin e akuzave ndaj presidentit. Demokratët pritet t’i vazhdojnë përpjekjet për hetime kundër tij, por për arsye tjera nga ato të kongresmenit.

Adam Schiff, shefi i Komisionit për Inteligjencë në Dhomën e Përfaqësuesve nga radhët e Partisë Demokratike, Adam Schiff, tha se nuk ka shenja që Senati i kontrolluar nga republikanët do të bëjë veprime konkrete drejt ngritjes së akuzave kundër presidentit, shkruan “The Guardian”

(Kosova Sot Online)