Hoti Veselit: Po i përdorni fatkeqësitë e popullit për poena politikë

  • 20 May 2019 - 11:13
Hoti Veselit: Po i përdorni fatkeqësitë e popullit për poena politikë

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së Avdullah Hoti ka akuzuar Kryetarin e PDK’së Kadri Veselin se e kanë dëmtuar kauzën e Kosovës për dhunimet e kryera nga Serbia në luftën e fundit në Kosovë.

“E dëmtuan kauzën para botë demokratike në vend se Kryetari i Kuvendit të thërras në konsultime partitë politike, Ai vraponte skutave të Prishtinës dhe akuzontë serbët . Askush nuk I ka borgj politikanëve të përdorin fatkeqësistë për poena politikë.

Hoti e akuzoi kryetarin e PDK’së se publikimi i fotografive nga deputetja e partisë se tij duhet të dalë para drejtësisë.

“Veseli që është shef i PAN-it u mundua që të relativizojë dëmin që partia dhe deputetja e tij ia bënë Kosovës me publikimin e fotografive të rrejshme. Krimet e regjimit serb kanë ekzistu dhe do të dëshmohen. Viktimat e luftës nuk guxon askush ti përdorë për qëllime politike. Orkestruesit e këtyre publikimeve duhet që të përballen me drejtësinë.

Sipas Hotit, Presidenti, Kryeministri dhe Kryetari i Kosovës janë kapësit dhe penguesit e zhvillimit të shtetit.

“Treshja Thaçi, Haradinaj, Veseli e kanë kapur shtetin e Kosovës. Thaçi e ka bërë temë  ndryshimin e kufivjve për arsye personale sepse atij I konvenon. Haradinaj qeveris në emeër të PAN-it. Publikimi që paska ndodhur takimi i PAN-it me Radojçiqin janë fyerje për qytetarët e Kosovës”.

(Kosova Sot Online)