Arrestohet edhe Rrahim Hashimi

  • 20 May 2019 - 11:37
Arrestohet edhe Rrahim Hashimi

Media merr vesh se është arrestuar edhe i dyshuari tjetër, Rrahim Hashimi, në shtëpinë e tij në një fshat të Vushtrrisë.

Hashimi ishte në arrati ndërkaq dyshohet se kishte ndërmjetësuar dhënien e parave me fajde nga Osmani tek biznesmeni.

Ai është i përfshirë se paku edhe në tri raste penale për të cilat ka aktakuza e për të cilat gazeta ka raportuar. Dëmi financiar në tri rastet është mbi 1 milion euro.

Burime të gazetës brenda hetuesisë kanë thënë se arsyeja e këtij arrestimi janë fajdet.

Sipas të njëjtit burim Ismet Osmani-"Curri" në bashkëpunim me dy persona të tjerë i kanë dhënë pare me fajde një biznesmeni nga Prishtina. Kur biznesmeni ua ka vonuar pagesat, Osmani sipas burimeve ia ka marrë shtëpinë në qendër të Prishtinës. 

Një burim brenda Policisë se Kosovës ka thënë se i dyshuari, Rrahim Hashimi, i cili është në arrati e ka ndërmjetësuar dhënien e parave fajde nga Osmani tek biznesmeni. Hashimi është i përfshirë se paku edhe në tri raste penale për të cilat ka aktakuza e për të cilat gazeta ka raportuar. Dëmi financiar në tri rastet është mbi 1 milion euro.

(Kosova Sot Online)