Pa ndryshimin e politikës përmes votës së lirë, nuk ka liberalizim vizash

  • 20 May 2019 - 11:53
Pa ndryshimin e politikës përmes votës së lirë, nuk ka liberalizim vizash

Prof. universitar Blerim Burjani, njohës i fushës së integrimeve evropiane, ka thënë për "Kosova Sot Online: se vonesa e liberalizimit të vizave, përveç se po ndodhë nga papërgjegjësia e politikës kosovare në përmbushjen e obligimit që ka marr përsipër, luftimin e krimit dhe korrupsionit, po aq përgjegjësi kanë edhe qytetarët që po e durojnë këtë klasë politike sunduese e cila as që dëgjon tani për kriterin kryesor të vendosur nga BE-ja. Prandaj, Burjani thotë se për ta qarë këtë bllokadë, këtë izolim, Kosovës i duhet një klasë e re e partive politike të pa korruptuara që do vijnë në pushtet me votë qytetare.

Image
Blerim Burjani

“Kosova ka nevojë për një klasë të re politike, jo më për bërë parti që flasin tërë kohën demagogji dhe nuk prodhojnë asnjë rezultat në ndërtimin e ekonomisë dhe e perspektivës qytetare. Qytetarët kanë nevojë për mirëqenie ekonomike, mbrojtje shëndetësore dhe mbrojte adekuate sociale për njerëz nën asistence sociale , por jo për skema social zhvatës pa këput e pa ndal.

Ndryshe izolimi do të vazhdon sepse këta që janë në pushtet janë të pa përgjegjshëm”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, klasa politike në pushtet, edhe kjo e opozitës së tanishme, janë konsumuar dhe janë zhytur në korrupsion, prandaj vetëm një frymë e re politike mundë të qaj rrugën evropian dhe të sjell perspektivë për qytetarin . “Kjo klasë politike PAN është e kalbur nga pasurimi pa bazë dhe kontrolli i pasurive publike , koha e tyre po perëndon ,por është për të ardhur keq që shteti nuk ka ndonjë parti demokratike që të udhëheq qytetarët.

Edhe pse Kosova ka 74 parti politike vetëdija e ulët qytetare ka bërë që të merren vetëm me disa, pra katër a pesë prej tyre që i votojnë vazhdimisht. Ky është dështimi më i madh i demokracisë aktive qytetare, pa ndryshime rrënjësore përmes votës së lirë nuk ka liberalizim e as integrime evropiane”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

"Problem në vete", sipas tij paraqet "vetëdija akoma e ulët qytetare për ndryshime , sepse vetëdijesimi për ndryshim është problemi më i madh në Kosovë, e dë po shihet tani se me këtë mentalitet qytetarët përpara e zgjedhin ikjen se sa ndryshimin e perspektivës së tyre në Kosovë, që është tregues i keq i kur qytetari shpëtimin nuk e kërkon me ndryshime të brendshme por me rrugë ikje jashtë vendit".

(Kosova Sot Online )