Digjet një shtëpi në Deçan

  • 20 May 2019 - 12:30
Digjet një shtëpi në Deçan

Një person nga Deçani ka raportuar në polici se në rrethana të panjohura shtëpia e tij i është përfshirë nga zjarri

Rasti ka ndodhur në orët e hershme të së dielës, ndërkaq njësitë relevante dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.

Përveç dëmeve materiale që dyshohet të jetë në vlerë rreth 20 mijë euro nuk raportohet për lëndime në njerëz.

(Kosova Sot Online)