Ankohet qytetarja: Ja faktet që mësuesja e rrahu nxënësin!

  • 20 May 2019 - 12:35
Ankohet qytetarja: Ja  faktet që mësuesja e rrahu nxënësin!

Qytetarja nga Gjakova, Arta Skënderi, ka reaguar kundër vendimit të Gjykatës në Gjakovë , të javës së kaluar, lidhur me trajtimin e  denoncimit të  rastit të djalit të saj sipas të cilit denoncim, ajo  dhe bashkëshorti i i saj  Përparimi, pretendojnë se mësuesja,  Leonora Doli, nga shkolla fillore “Emin Duraku”.   ka ushtruar dhunë ndaj djalit të saj Ermal Skënderit i moshës 11 vjeçare.

Rasti është pse gjykuar nga gjyqtari  Mentor Bajraktari  dhe del se  nuk është vërtetuar që e akuzuara , mësuesja Leonora Doli, të ketë kryer veprën penale të  dhunës ndaj fëmiut,  të keqtrajtimit gjatë ushtrimit të  detyrës zyrtare, derisa prindërit e thonë të kundërtën dhe ofrojnë si dëshmi dokumentacionin mjekësor.

Lidhur me këtë rast, Arta Skënderi nga Gjakova, ka dërguar për “Kosova Sot Online”  një deklaratë të  sajën dhe  dokumentacionin e kontrollit mjekësore , sipas të cilit, sipas saj, shihet konstatimi i mjekut për lëndimet që ka pasur nxënësi.

 Ajo thotë  për “Kosova Sot Online” se rasti ka ndodhur para katër vjetësh, se  nxënësi  fillimisht e  ndërpret mësimin, ankohet se e rrahu arsimtarja një 11 vjeçar në klasën e gjashtë,  i cili është ankuar se është  keqtrajtuar fizikisht nga arsimtarja e tij e matematikës  Leonora Doli, në  shkollën fillore “Emin Duraku” .

Sipas kësaj deklarate ,  dhuna në shkollë ndaj tij ka filluar që në nisje të vitit të ri shkollor. “Ia kam marrë fotrollën me stilolapsa dhe ia dhashë një shokut, kur ia dhashë arsimtarja erdh më goditi në shpinë me rryp, kur jam këthy ka dashtë me më goditë në fytyrë e kam qitë dorën përpara për me u mbrojtë”, citohet të ketë thënë  nxënësi  Ermal Skënderi, sipas deklaratës të së ëmës. 

Për këtë rast fillimisht nuk e kishte lajmëruar drejtorin apo prindërit. I ati i nxënësit Përparim Skenderi, i cili është ankuar për rastin e djalit të tij, ka thënë se  se nuk ka qenë në dijeni për telashet që i biri i tij kishte pasur në shkollë derisa ka shkuar për t’ia kontrolluar notat. Ai këtë e kishte kuptuar vetëm kur e ka parë se nuk qëndron mirë në lëndën e matematikës dhe kjo situatë e kishte detyruar atë që t’i drejtohet mjekut. “E kam dërguar për incizim të kokës në Spital. Edhe te psikiatrja dy herë në javë kam me dërgua. Tash ka me bo incizimin e kokës në Prishtinë”, thotë edhe i ati i nxënësit  Përparimi, për “Kosova Sot Online” 

Ndërsa nëna e Ermalit, Arta, thotë se djali i saj ka qenë disa herë i operuar dhe se për këtë ajo e ka paralajmëruar edhe drejtorinë e shkollës, duke kërkuar një qasje më të veçantë ndaj tij. “Rrike i mërzitshëm, qajke, i humbi të gjitha deri në momentin kur u s’mu e tregoi rastin dhe qajti. Kam shku edhe në shkollë e kam pyet kujdestarin se çka është puna e djalit më tha nuk e di”, thotë nëna e Ermalit.

Lidhur me rastin prindërit  kanë dërguar deklaratën e tyre edhe në Inspektorat,  te Drejtori i Shkollës dhe në Polici. Inspektorati i Arsimit ka nxjerrë një rekomandim që arsimtarja Doli të dalë para një komisioni disiplinor jo më larg se deri më 20 janar për t’u përgjigjur rreth ankesave të nxënësit dhe prindërve të tij.

Arsimtarja është marr në pyetje dhe nga policia dhe e ka mohuar veprën për të cilën flasin prindërit e  nxënësit. Nga ana tjetër,  drejtoresha e Arsimit kishte thënë lidhur me rastin se  kemi marrë informatën se ajo nuk është në dijeni mirëpo  kanë  vepruar menjëherë te drejtori i Shkollës i cili e ka konfirmuar këtë rast dhe i cili thotë se Inspektorati i Arsimit ka inicuar rastin dhe  e kanë  proceduar në Prokurorinë e Shtetit, sepse pas të  gjitha fakteve nga inspektoriati arsimit është vërtetuar që ka pasur dhunë ngase  policia e ka marr edhe rrypin në shkollë, në dollap  të mësues për çka është bërë raporti  nga  mjeku ligjor që ka  lëshuar deklaratën e tij si dhe mjekët tjerë edhe, nga prokuroria, mirëpo në fund Gjykata e Gjakovës e shpallë mësuesen   të pafajshme  nga të gjitha që i janë ngarkuar kurse nxënësi  ka katër vite që nuk shkon në shkollë. Udhëzimi i Gjykatës tani është që palët të ankohen më  Gjykatën e Apelit.

(Kosova Sot Online)