Vdes 16-vjeçari që e përplasi treni në Durrës, humb jetën pas 3 orëve në operacion

  • 20 May 2019 - 15:13
Vdes 16-vjeçari që e përplasi treni në Durrës, humb jetën pas 3 orëve në operacion

Nderron jete ne spital 16-vjecari qe u perplas nga treni paraditen e sotme ne Durres. Gazetari i “Panorama” ben me dije se pas tre orëve në sallen e operacionit ai nuk mundi te mbijetonte, duke nderruar jete.

Aksidenti i rende ndodhi sipas policise, ka ndodhur rreth orës 11:00, në lagjen Nr.4 Durrës”.

Pas hetimeve rezultoi ai u identifikua si 16-vjecari S. Kokomani. I riu u transportua në spital ne gjendje te rende, e per fat te keq nuk arriti dot te shpetonte.

Mesohet se i riu ka qene me kufje ne vesh ne momentin kur eshte perplasur nga treni.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

(Kosova Sot Online)