Badallaj: Hahn që nga fillimi ishte në dijeni për lojën e pistë të Hashim Thaçit!

  • 20 May 2019 - 15:27
Badallaj: Hahn që nga fillimi ishte në dijeni për lojën e pistë të Hashim Thaçit!

Deklarimi I hapur I Komisionarit për Zgjerim i BE-së, Johanes Hahn, për rezultatin e mundshëm final të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë për një marrëveshje historike të normalizimit të marrëdhënieve mes tyre, sipas analistëve politik po shihet si paralajmërim serioz për kompromisin e dhimbshëm që është përgatitur paraprakisht në bisedimet e fshehta Thaçi Vuqiq, e që  rrezikon të jetë edhe formula e shkëmbimit të territoreve e diskutuar dhe debatuar gjatë deri më tani.

Image
Reshat Badallaj

Sipas paralajmërimit të komisionarit Johanes Hahn edhe korrigjimi I kufijve si pjesë e marrëveshjes mes Kosovë dhe Serbisë nuk ka alternativë tjetër  “Sepse ajo që do të duhet të arrijnë ata nuk do të pritet me duartrokitje të mëdha në asnjë vend. Kërkon guxim dhe kurajë nga aktorët veprues që të ulen në një tryezë dhe të hartojnë një kompromis, i cili do të kërkojë lëshime nga të dyja palët për të arritur në një rezultat përfundimtar”, ka thënë Johanes Hahn.

Analistët e shohin këtë deklaratë  paralajmërim direkt sipas të cilit pazari është  arritur tani më  fshehurazi në mes Thaçit e Vuqiqit, kurse këto takimet e tanishme janë vetëm improvizime sa për sy e faqe.

Bazuar në këtë deklarim të  komisionarit Hahn, analisti politik Reshat Badallaj tha për “Kosova Sot Online" se çdo ditë e më shumë po zbardhen takimet tinëzare dhe me hile që kanë bërë këta dy pazarxhinj, Thaçi e Vuqit. 

 “Hashim zeza nuk ka pasur të ndalur kurrë të veproj në dëm të Kosovës që nga dita që i´u fut frika në palcë për Gjykatën Speciale që do të vdiste politikisht dhe ekonomikisht që dihet se janë futur jo vetëm ky por të gjithë familjarisht në hajni deri në fyt. Tashmë edhe faktorët ndërkombëtar, ata të Bashkësisë Evropiane dhe ku do tjetër e kanë zbardhur tradhtinë që po ja bënë dilinxhiu i Haxhi Brojës,Hashim zeza vendit”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.  

Sipas Badallajt, "Hashim Thaqi asnjëherë  nuk e ndali rrugën e tradhtisë kundër Kosovës dhe popullatës së saj por  po vazhdon akoma në këtë udhë tradhtare që do të fut tërë vendin në katrahurë dhe nuk do të dihen parashikimet e saja nga “ky renegat dhe kryekuisling”. 

Për më tepër Badallaj thotë se "projekti i pazareve me Serbinë është zbuluar që kur Hashim Thaçi ka filluar ti ndryshon fjalët për bisedimet dhe  formulën e marrëveshjes  që  do të mundë të jetë në finale".

“Johanes Hahn, që nga fillimi ishte në dijeni dhe notonte bashkë në këtë lojë, ndonëse mbahej e fshehur ky pazar me këta dy tradhtarë secili për vendin e vetë. Por krye tradhtari i këtij pazari pa më te voglin dyshim është ky Hashim zeza i Haxhi Brojës, sepse u fut në bisedime tinëzisht,tradhtisht,pa kurrfarë kushtesh dhe shkonte i vetmi e puthej më kumbarën dhe mikun e tij,Aleksandër Vuçiqin”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Këto pazare, sipas Badallajt, "Thaqi ka qenë i detyruar ti bëjë pasi që është i shantazhuar nga  Gjykata Speciale   dhe  po e ndjenë seriozisht rrezikun prej saj". 

"Tani nga krye kuislingu dhe ata langonjtë që dolën nga kjo kope hajdutësh edhe do shëtisin nëpër Bruksel të prirë nga krye hajnat me renome Evropiane, që u sorollatën me vite të tëra nëpër Gjykata dhe me procedurë penale, me aktakuza të ngritura për hajni” theksoi Badallaj.

Megjithatë ai thotë se "akoma ka kohë dhe mundësi, dhe duhet ndalur Këtë tradhti nga këta tradhtar që janë prapa derës,sepse nesër do të jetë vonë,sepse këta hajnin dhe tradhtinë e kanë në gjak, sepse në fund të fundit, janë dëshmuar  për tradhti para popullit", theksoi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online )