Takohen Limaj e Rama, mësohet se çka biseduan

  • 20 May 2019 - 19:33
Takohen Limaj e Rama, mësohet se çka biseduan

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, njëherësh Koordinator Kombëtar i dy Qeverive Kosovë-Shqipëri, është pritur sot në takim nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Limaj ka bërë të ditur se në këtë takim kanë biseduar për zhvillimet e fundit në dy vendet, por fokusi kryesor i bisedës, sipas tij, ishte jetësimi i marrëveshjeve të nënshkruara në Pejë.

Ai ka shkruar në rrjetin social Facebook, në internet, se e ka informuar kryeministrin Rama për ecurinë e implementimit të marrëvshjeve të arritura në Pejë.

“I shpreha mirënjohje kryeministrit Rama për mbështetjen dhe interesimin e vazhdueshëm të tij personal për të ndihmuar në implementimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve, me qëllim që bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë të mos pengohet nga asnjë barrierë apo neglizhencë burokrtatike”, ka shkruar Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’.

Më tutje, Limaj thotë se bashkërisht kanë konstatuar se marrëveshjet e arritura mes dy qeverive janë në rrugë të mirë për t’u realizuar.

(Kosova Sot Online)