Abazi tregon se kush mund ta mbrojë Kosovën nga “koalicioni Thaçi-Rama-Vuçiq”

  • 20 May 2019 - 22:01
Abazi tregon se kush mund ta mbrojë Kosovën nga “koalicioni Thaçi-Rama-Vuçiq”

Aktivisti i shoqërisë civile, Haki Abazi, ka sulmuar presidentin e Kosovës dhe kryeministrin e Shqipërisë, të cilët, sipas tij, bashkërendojnë veprimet me presidentin e Serbisë.

Abazi ka thënë se Hashim Thaçi dhe Edi Rama janë në një “koalicion” me Aleksandar Vuçiqin.

Abazi ka porositur Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje që t’i bashkojnë forcat për ta mbrojtur Kosovën nga treshja Thaçi-Rama-Vuçiq.

Ai ka thënë se partia e Isa Mustafës dhe ajo e Albin Kurtit t’i kundërpërgjigjen tre udhëheqësve të sipërpërmendur.

Abazi ka deklaruar se Rama është pro ndryshimit të kufijve të Kosovës, dhe se këtë gjë e dëshmon largimi i kundërshtarit të prekjes së kufijve, Ditmir Bushati, nga posti i ministrit të Jashtëm të Shqipërisë. 

(Kosova Sot Online)