Shpërthen’ Hashim Thaçi: Sali Ramë Berisha ka nevojë për kolegjium mjekësh. Ka qenë argat i Millosheviqit tash e tri dekada

  • 20 May 2019 - 22:20
Shpërthen’ Hashim Thaçi: Sali Ramë Berisha ka nevojë për kolegjium mjekësh. Ka qenë argat i Millosheviqit tash e tri dekada

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vazhduar me akuza ndaj Sali Berishës.

Ai në emisionin “Open” në Top Chanel tha se ai ka nevojë për trajtim nga një kolegjium mjekësh.

Thaci tha se tash e tri dekada Sali Berisha ka qenë argat i Sllobodan Millosheviqit.

Sipas të parit të shtetit kosovar, Sali Berisha ka qenë që Kosova të jetë pjesë e Serbisë.

“Ai është një gërmadhë politike. Ai është një fosile”, tha Thaçi.

Thaçi e ka ftuar edhe në një debat televiziv ish- presidentin e Shqipërisë Sali Berisha.

Hashim Thaçi ka thënë se nuk ka asgjë personale me Sali Berishën.

“I vetmi gabim i imi është që e kam marrë seriozisht dhe e kam respektuar”, tha Hashim Thaçi.


(Kosova Sot Online)