Akuzon Guraziu: Shpendi, de facto, Kryetar I krimit të organizuar!

  • 21 May 2019 - 07:39
Akuzon Guraziu: Shpendi, de facto, Kryetar I krimit të organizuar!

Akuzat dhe denoncimet publike kundër keq qeverisjes në kryeqytet nga Shpend Ahmeti, nuk kanë të ndalur.

Image
Ragip Guraziu

Analisti politik Ragip Guraziu, tha për “Kosova Sot Online” se keq qeverisja e Prishtinës ka degraduar aq thellë sa që lirisht mund të thuhet se me Prishtinën po vazhdon të udhëheqë vetëm mafia e nëntokës kriminale e të ndërtimit dhe Shpend Ahmeti kryetar, si në mandatin e parë edhe në këtë të dytin. Lidhja e Shpend Ahmetit me nëntokën kriminale të ndërtimit, sipas analistit Guraziu, "zanafillën e ka që nga mesi i vitit 2014, që nga muaji maj, kur Shpend Ahmeti kishte pranuar kushtet e mafisë ndërtimore dhe ishte bërë Kryetar de facto I krimit të organizuar".

“Shpend Ahmeti mjeshtërisht e përdori aftësinë e tij të mashtrimit dhe i mashtroi qytetarët dy herë, duke u thirrur gjatë fushatë zgjedhore se nuk do i gënjej, por tani më së miri po shihet se faktet dolën ndryshe. Tani më dihet që Shpendi ka të deponuara edhe kallëzime penale për vepra penale, por mbetet mbase pikëpyetje e madhe pse po hesht prokuroria speciale,edhe përkundër faktit se ka të deponuara kallëzime penale, për vepra penale në krim të organizuar. Dihet që këto kallëzime janë adresuar kundër Shpend Ahmetit e grupit të tij kriminal dhe mafisë së ndërtimit në Prishtinë”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

 


Sipas Guraziut, derisa "vepron Mafia dhe nuk vepron drejtësia atëherë nuk ka sesi të thuhet ndryshe veç të vërtetës se me kryeqytetin po vazhdon të udhëheq mafia e nëntokës së ndërtimit dhe askush tjetër.

“Ai dy herë radhazi në fushata zgjedhore ka premtuar e është betuar para qytetarëve se në top prioritet e ka luftimin e mafies ndërtimore por ndodhi krejtësisht e kundërta. Pozicioni i tij ka ndërruar 100% , sepse përnjëherë dhe fuqishëm i lidh me mafinë ndërtimore, e me të njëjtat kompani të ndërtimi të cilat i kishte akuzuar, por sapo e mori pozitën e kryetarit, nuk la gurë pa lëvizur duke vrapuar në kërkim të “hises e mitos” nga krimi I shitjes së lejeve ndërtimore dhe kështu pa asnjë pengesë u bënë bashkëpunëtorët me të ngushtë dhe miqtë më të mirë”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)