Mafio-oligarkët po i korruptojnë zyrtarët politikë, për të bllokuar konkurrencën

  • 21 May 2019 - 07:42
Mafio-oligarkët po i korruptojnë zyrtarët politikë, për të bllokuar konkurrencën

Korrupsioni në Kosovë vazhdon të jetë me përmasa alarmante, si i tillë nuk po gjykohet dhe ky mos gjykim ka dëmtuar zhvillimin e gjithëmbarshëm ekonomik, duke larguar kështu edhe investitorët ndërkombëtarë, vlerësojnë analistë dhe institucione që merren me luftimin e korrupsionit.

Image
Dardan Grapci

Lidhur me këtë çështje analisti Dardan Grapci, në një prononcim për gazetën "Kosova Sot Online", është shprehur se "ky problem do të egzistoj, derisa kjo qeveri dhe këta pushtetarë politikë nuk largohen nga postet e tyre politike, dhe ta lirojnë vendin për të rinjët që dijnë dhe munden me ia arrit qëllimit për rregullimin dhe shtet-ndërtimin e Kosovës, si dhe krijimin e një strategjie të mirëfilltë të punësimit në vend".

"Çdo shtet ka nevojë për investitorë dhe biznesmenë, të cilët hapin vende të reja të punës, por në Kosovë jo që biznesmenët nuk po hapin vende të reja të punës, por ata po i korruptojnë zyrtarët politikë që një investitor mos të hyjë në treg për t`i bërë konkurrencë. Shpresa e njerëzve për të jetuar në Kosovë, ka humbur që në vitin 2014, kur është formuar koalicioni PAN (PDK-AAK-NISMA), por ndër to ka pasur edhe parti të vogla që kanë qenë në koalicion me PAN, ku këta e kanë nënshkruar marrëveshjen që 8800 hektarë toke të Kosovës t`i falen Malit të Zi, për interesa të tyre personale e jo qytetare", thotë analisti Dardan Grapci, për gazetën "Kosova Sot Online".

Tutje, sipas Grapcit "ky problem do të egzistoj, derisa kjo qeveri dhe këta pushtetarë politikë nuk largohen nga postet e tyre politike, dhe ta lirojnë vendin për të rinjët që dijnë dhe munden me ia arrit qëllimit për rregullimin dhe shtet-ndërtimin e Kosovës, si dhe krijimin e një strategjie të mirëfilltë të punësimit në vend”.

“Kjo klasë politike duhet të kuptoj që me 'zorë', nuk rregullohen gjërat apo jeta e qytetarëve, duhet të kuptojnë se me kërcënime, korrupsion, zhvatje dhe punësimit me të njofshëm duhet të ndalet", ka përfunduar Grapci.

(Kosova Sot Online)