Alarmon Kelmendi: Samiti i Parisit mund ta shtyj përpara projektin serbo- rus për ndarje

  • 21 May 2019 - 07:46
Alarmon Kelmendi: Samiti i Parisit mund ta shtyj përpara projektin serbo- rus për ndarje

Paralajmërimi i Komisionari për Zgjerim i BE-së, Johanes Hahn, sipas të cilit edhe korrigjimi I kufijve si pjesë e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë mundë të jetë zgjidhje finale dhe nuk ka alternativë tjetër, nuk është parë si lajm shumë befasues për prof. Muhamet Kelmendin. Ai thotë që ky projekt me kohë është përfolur, është lobuar për të dhe po lobohet akoma për ta realizuar, jo vetëm në rrafshin vendor por edhe ndërkombëtar. Muhamet Kelmendi dyshon se pikërisht takimi i radhës i liderëve në samitin e Parisit, do ta shtyj akoma më shumë përpara projektplanin e ndarjes.

Image
Muhamet Kelmendi

“Çështja e Planit për të ndarë Kosovën dhe rreziku për këtë cështje nuk ka kaluar ende. Tërë kohën sa bisedimet midis dy palëve, pra Serbisë dhe Kosovës zhvillohen në nivelin e subjekteve politike, të cilët kanë planifikuar shkëmbim të territorit dhe ndarje të Kosovës siç është Thaçi dhe Vucic, ndarja qëndron si shpatë e Demokleut mbi Kosovën. Natyrisht se ky rrezik bëhet edhe më i rëndë dhe më i dukshëm me faktin se me 1 Korrik në Paris udhëheqës dhe koordinator i bisedimeve do të jetë z.Macron ”, tha Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

“Dihet se mbi 12500 familje nga viti 1999-2002 janë marrë nëpër shtëpitë dhe banesat e tyre në veri dhe janë dërguar në Mitrovicën e jugut. Pra, një spastrim total i kësaj pjese dhe serbizim i kësaj ane të Kosovës. Parisi ka deklaruar shumë herë, madje qendronn pas planit të tillë të Vucic dhe Thaçit, për copëtimin e Kosovës, sepse dëshiron marrëveshje midis këtyre dy shteteve qoftë edhe duke bërë ndarjen e Kosovës”, theksoi prof. Muhamet Kelemdni për “Kosova Sot Online“ .

Sipas Kelmendit, "pikërisht më 1 korrik pritet edhe një ofensivë e madhe nga Macron i përkrahur nga Thaçi për ndërrimin ë kufijve por këtu mbetet të sprovohet seriozisht pozicionimi i deritanishëm kundër i Gjermanisë , nëse do të arrin të rezistoj dhe pengoj këtë plan. “Sa do të arrij znj.Merkel ta ndalë këtë koncept dhe të futë temat në diskutim që janë të domosdoshme për të dy shtetet, është një çështje që lë për të dëshiruar”, theksoi Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Prandaj ai thotë se "është moment kritik dhe kyç që në këtë takim të Parisit, delegacioni i Kosovës të mbështetet vetëm në parimin e reciprocitetit si e drejtë ndërkombëtare dhe mbi këtë parim të kërkoj njohje reciproke dhe pastaj të vazhdojnë bisedimet për çështjet të cilat janë të rëndësishme në marrëdhënie dypalëshe".

(Kosova Sot Online )